I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj Islam Sefës, i akuzuar për “trafikim lëndësh narkotike”. Struktura e Posaçme kërkoi 17 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar 11 vjet e 4 muaj burgim. Sefa u arrestua në korrik 2024, 100 metra larg godinës së SPAK, ku kishte shkuar për një takim me avokatin. Islam Sefa, u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 milionë eurove.
Burimi: Javanews.al