I akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

I akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Sabadell në Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim. Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër/Vijon operacioni...