Hyri për të vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Farkë

Hyri për të vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Farkë

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë tentativës për të vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një banesë në Farkë. Sipas policisë, 49-vjeçari kishte vjedhur sende me vlerë, në një banesë tjetër, në të njëjtën zonë, 4 ditë më parë. “Pas njoftimit se në një banesë në Farkë, një shtetas kishte hyrë për të vjedhur, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Zona”, u kap në flagrancë autori, shtetasi L. D.(H.)., 49 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet...