Burimi:
zeri.ai

Hyri në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore në Vlorë, në hetim 15-vjeçari
👁5407
Foto ilustruese VLORË- Një 15-vjeçar është nën hetim pasi Policia e Vlorës ka zbuluar një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike. Ndërhyrja është bërë në disa institucione shtetërore. Pas hetimeve të kryera, është identifikuar dhe vënë në hetim një 15-vjeçar nga Vlora. Sipas asaj që bën me dije Policia, i mituri, gjatë muajit mars 2025, dyshohet se ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, përfshirë email-e dhe faqe zyrtare. Kështu i ka nxjerrë nga funksioni për disa periudha të ndryshme kohore. Nga hetimet e deritanishme, nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale...