Hyri në shtëpi për të vjedhur, pronari italian vret të riun shqiptar

Hyri në shtëpi për të vjedhur, pronari italian vret të riun shqiptar

pamje nga vendi i ngjarjes ITALI-Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari 35-vjeçar i banesës ka dëgjuar zhurma brenda shtëpisë dhe ka hapur zjarr në errësirë duke qëlluar ndaj personave që dyshohet se kishin hyrë në banesë me qëllim grabitjeje. Shqiptari mbeti i vdekur, ndërsa personat që e shoqëronin u larguan menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht janë në kërkim.  Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente, të cilat kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk ka...