Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hyri në det dhe pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 66-vjeçari
Një 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. I moshuari sapo hyri në det rreth orës 19:00, pësoi arrest kardiak dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. “Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv