Hyn sot në fuqi marrëveshja për kthimin e emigrantëve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës

Hyn sot në fuqi marrëveshja për kthimin e emigrantëve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës

Një marrëveshje e re ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Francës, e njohur si “një brenda, një jashtë”, ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë të martë. Kjo skemë synon të frenojë emigracionin e parregullt përmes Kanalit Anglez, duke lejuar kthimin e disa migrantëve në Francë. Sipas marrëveshjes, migrantët që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla do të mund të ndalohen dhe të kthehen menjëherë në Francë, nëse nuk plotësojnë kriteret për të kërkuar azil. “Sot dërgojmë një mesazh të qartë – nëse vini këtu ilegalisht me një varkë të vogël, do të përballeni me kthimin në Francë,” deklaroi kryeministri Keir Starmer, pas arritjes së marrëveshjes me presidentin francez Emmanuel Macron muajin e kaluar.     Kthimi i migrantëve: Emigrantët e parregullt që...