No Image Available

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Emirateve

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave të shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi është konfirmuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve, përmes një Note Verbale të dërguar në Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi.Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të të dyja vendeve që të konvertojnë lejet e drejtimit pa qenë të detyruar të kalojnë provime teorike apo praktike në vendin pritës. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve kosovarë dhe emiratas në tregjet përkatëse të punës dhe jetesës.Marrëveshja ishte nënshkruar më 4...
Burimi: Diasporashqiptare.al