Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hyjnesha në fron, emblema e Prishtinës
SHKRUAN, HAXHI MEHMETAJ, ARKEOLOG, ISH DREJTOR I INSTITUTIT TË MONUMENTEVE DHE MUZEUT RAJONAL TË PRISHTINËS Lidhur më shtatoren e pagëzuar Hyjnesha në Fron, në shtypin e verdh (Vikipedia, portale të ndryshme, etj.) por edhe në shkrime që pretendojnë të jenë shkencore janë dhënë interpretime të gabuara e sharlatane, që krijojnë huti e paqartësi së cila ishte hyjnesha dhe çka paraqet. Hyjnesha në Fron është gjetje rasti e viteve 50-ta të shekullit të kaluar në vendbanimin e neolitit në Tjerrtore të Prishtinës. Paraqet njërin ndër ekzemplarët më të realizuar artistik të shtatoreve antropomorfe të neolitit në Gadishullin Ilirik. Është punuar nga argjila e kuqe e zgjedhur dhe ka qenë lyer më ngjyrë simbolike kulti, ngjyrë të kuqe (crusted). Hyjnesha e veshur më një fustan më mëngë...