Huthitë paralajmërojnë linjat ajrore të shmangin aeroportet saudite pas sulmit me viktima në Riad

Huthitë paralajmërojnë linjat ajrore të shmangin aeroportet saudite pas sulmit me viktima në Riad

Huthitë e Jemenit u kanë bërë thirrje kompanive ajrore dhe pasagjerëve të mos përdorin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, pas një sulmi vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Sipas autoritetit të aviacionit civil saudit, viktimat janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i Shteteve të Bashkuara, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit. Paralajmërimi i Huthive u bë të dielën, por deklarata nuk iu referua drejtpërdrejt sulmit të së shtunës. Megjithatë, grupi kishte deklaruar më herët se qëndronte pas sulmeve të tjera të kryera të enjten në të njëjtin aeroport. Dëshmitarët përshkruan skena paniku pas sulmit. “Të gjithë po vraponin”, tha një person...