Hungaria kërkon përsëri t’i heqë imunitetin eurodeputetit kryesor të opozitës, Péter Magyar

Hungaria kërkon përsëri t’i heqë imunitetin eurodeputetit kryesor të opozitës, Péter Magyar

Një përplasje e re politike po përshkallëzohet në Hungari, ndërsa Péter Magyar, një nga kundërshtarët më të fortë të kryeministrit Viktor Orbán, akuzon hapur qeverinë për ndërhyrje të qëllimshme me synim ta përjashtojë atë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një interviste për Euronews, Magyar deklaroi se “me këto procedura, Orbán po përpiqet të më pengojë të kandidoj.” Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi të hënën në mbrëmje se autoritetet hungareze kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Magyar, i cili është eurodeputet dhe lider i partisë opozitare Tisza. Kjo është kërkesa e tretë me...
Burimi: Syri.net