Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Parlamenti i Hungarisë votoi të hënën për heqjen e imunitetit të kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të qeverisë së Viktor Orbánit, duke u hapur rrugë hetimeve në tre çështje të ndryshme penale. Magyar, lideri i partisë Tisza, kishte kërkuar vetë heqjen e imunitetit, duke thënë se dëshiron të pastrojë emrin e tij nga akuzat që i konsideron si një përpjekje për dëmtimin e figurës së tij. Hetimi ndaj Magyar lidhet me një incident të vitit 2024. Prokuroria e akuzon se i mori telefonin një personi që po e filmonte në një klub nate dhe më pas e hodhi telefonin në lumin Danub. Magyar i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar çështjen si të sajuar. Parlamenti votoi me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit...