Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump
Demokratët në SHBA duhet të mobilizohen menjëherë dhe të mos bien në kurthin e mendësisë “këtu nuk ndodh”, nëse duan të ndalojnë një përvetësim autokratik të plotë të institucioneve nga Donald Trump, paralajmëron opozita hungareze. Në një forum mbi autoritarizmin, deputetja hungareze Katalin Cseh tha për The Guardian se përvoja e vendit të saj duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për kundërshtarët e Trump dhe lëvizjes së tij MAGA, që e kanë marrë Viktor Orbán-in dhe partinë e tij Fidesz si model. “Autokratët mësojnë nga njëri-tjetri,” tha Cseh, duke e përshkruar Hungarinë si një vend që e humbi gradualisht demokracinë “si një...