Humbje e rëndë/ Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Humbje e rëndë/ Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë. “Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Burimi: Sot.com.al