Humbja e thellë/ Kush janë kandidatët në listën e mbyllur të PD që ngelën jashtë Parlamentit

Humbja e thellë/ Kush janë kandidatët në listën e mbyllur të PD që ngelën jashtë Parlamentit

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu, sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në tre qarqe, Elbasan, Fier dhe Vlorë demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur. Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që u la jashtë Parlamentit. E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Automatikisht Eduart Sharka ngeli jashtë Kuvendit.
Burimi: Sot.com.al