Humbja e thellë e PD në diasporë, Spahiu: Bie çdo akuzë për manipulime në Shqipëri

Humbja e thellë e PD në diasporë, Spahiu: Bie çdo akuzë për manipulime në Shqipëri

Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim dhe vjedhje votash në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se PD është e vetmja parti që konteston rezultatin, pa paraqitur prova konkrete. Spahiu argumentoi se humbja e thellë e PD-së edhe në diasporë, ku diferencat ishin të mëdha në vende si Italia, Anglia dhe Gjermania, e bën të pamundur pretendimin për manipulim masiv të votave. Ai e cilëson këtë si një “fyerje për inteligjencën kombëtare” dhe jo një problem të PS-së apo pushtetit aktual. “Në kaq parti në garë elektorale, si ka mundësi që vetëm një parti e...
Burimi: Sot.com.al