Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbja e thellë e opozitës, Zogaj: PD mbi 250 mijë vota larg PS-së, nuk justifikohet me manipulimet zgjedhore
Analisti Preç Zogaj u tregua kritik me opozitën që humbi thellë në zgjedhjet e 11 majit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 opozita kishte vetëm 37 mijë vota më pas se PS, tani është mbi 250 mijë vota më pak dhe kjo nuk shpjegohet me manipulimet zgjedhore. “Është shumë pozitive që këtu vjen një mision faktmbledhës që të bëhet transperencë që lidhet me shumë aspekte me zgjedhjet. Opozita gjithmonë përdor manipulimet për të frenuar diskutimet për zhvillimet brenda saj. Këtu ka manipulime ndërzgjedhore, nga më të rëndat. Kanë regjistrin, me...