Humbja e republikanëve/ Ish ambasadori Nesho zbulon pse Trump mori “goditje”

Humbja e republikanëve/ Ish ambasadori Nesho zbulon pse Trump mori “goditje”

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe humbje terreni për republikanët e presidentit Donald Trump. Në një analizë të tij, Nesho u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk përbëjnë një zhvillim të pazakontë në politikën amerikane. Sipas tij, historikisht partia që fiton zgjedhjet presidenciale shpesh përballet me humbje në zgjedhjet që zhvillohen dy vite më vonë, ndërsa opozita arrin të marrë kontrollin e Kongresit. Për të ilustruar këtë prirje, Nesho solli në vëmendje edhe rastin e ish-presidentit Barack Obama, gjatë mandatit të të cilit republikanët fituan terren të konsiderueshëm në zgjedhjet e mesmandatit. Sipas ish-ambasadorit, ky mekanizëm lidhet me mënyrën se si funksionon sistemi amerikan...