Humbja e një emri të njohur të kinemasë dhe televizionit: Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Humbja e një emri të njohur të kinemasë dhe televizionit: Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Bota e artit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe ish-modelit australian, Julian McMahon. Lajmin e hidhur e konfirmoi bashkëshortja e tij, Kelly, për median Deadline, duke bërë me dije se ai ndërroi jetë më 2 korrik në banesën e tij në Florida, vetëm tre javë larg ditëlindjes së tij të 57-të. Në një deklaratë prekëse, Kelly tha: “Me zemër të thyer ndaj me botën lajmin se bashkëshorti im i dashur, Julian McMahon, u largua nga kjo jetë në paqe pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai i donte familjen, miqtë, profesionin dhe fansat e tij.”...
Burimi: Argjiroja.net