Humbja e Elbasanit në miqësore, eksperimentohet skema 4-3-3

Humbja e Elbasanit në miqësore, eksperimentohet skema 4-3-3

Elbasani ka zbritur në fushë për herë të parë në tokën greke, aty ku po zhvillon fazën përgatitore verore dhe ka luajtur miqësoren e parë ndaj Larisës, një prej ekipeve pjesëmarrëse në Superligën Greke. Takimi është mbyllur me fitoren minimale 1- 0 për skuadrën vendase, me një gol të pësuar nga verdheblutë në minutën e 82-të, megjithatë loja e zhvilluar nga Elbasani lë vend për optimizëm në prag të sezonit të ri në Superiore. Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, përballja ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Larisa ka qenë një test mjaft i vlefshëm për...