Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47
👁5032
Foto ilustruese FIER- Probleme me fletët e votimit në Fier! 500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA 59 Fier, në qendrën e Votimit 3134/01. Sipas informacioneve, në QV dalin në sistem 547 fletë votimi, por janë gjetur vetëm 47. Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto”, ndërkohë që ende nuk ka asnjë sqarim lidhur me situatën nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve./ZËRI