Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet pas tre orësh kërkime

Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet pas tre orësh kërkime

FOTO nga operacioni i shpëtimit VLORË- Një turist amerikan është shpëtuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime në këmbë. Për gjetjen e tij u organizua një operacion kërkim-shpëtimi i cili nisi rreth orës 18:00. Forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në kërkime në terren dhe arritën ta lokalizonin turistin në orën 20:45. Pas ndërhyrjes ai po transportohet drejt Vlorës për të kryer një kontroll mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Operacioni u realizua nga toka me pjesëmarrjen e forcave të Njësisë Speciale Delta./ZËRI 1791832338 ggg whatsapp image 2026 10 12 at 91343 pm