Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një makinë në Lezhë–Shkodër, ndërron jetë turisti i huaj
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Një turist i huaj, i cili po udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër që po ecte në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të emergjencës për ta shpëtuar. Policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.