Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, identifikohet viktima
Është identifikuar viktima e një dite më parë të regjistruar në bregdetin e Sektorit Rinia në Durrës. Raportohet se bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Shpëtim Alla nga Durrësi. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, nëse kemi të bëjmë me mbytje apo atak kardiak.