Humbën sfidën, ja kush janë fermerët që shkojnë në televotim

Humbën sfidën, ja kush janë fermerët që shkojnë në televotim

Grupi i Anduelit u shpall fitues i garës duke shpëtuar në këtë mënyrë nga televotimi, pasi ditën e hënë një nga fermerët do të largohet nga Ferma. Në një garë vërtetë të fortë ku në njërin krah ishin Andueli, Andrea, Ylli, Ester, Gani, Erand, Federik, Big Mama dhe në krahun tjetër Big Basta, Roni, Albi, Nur, Danela, Alba, Keisi, Elinara. Por në fund garën e fitoi grupi i Anduelit, ndërsa grupi i Big Basta shkon i gjithi në televotim. Kujtojmë që në garë nuk mori pjesë vetëm Limi pasi u shpall si më i votuari nga publiku.
Burimi: Vizionplus.tv