Humb kontrollin e motomjetit/ Ndërron jetë 50-vjeçari në aksin Rrilë-Hidrovor (EMRI)

Humb kontrollin e motomjetit/ Ndërron jetë 50-vjeçari në aksin Rrilë-Hidrovor (EMRI)

foto nga aksidenti LEZHË- Mbrëmjen e kësaj të marte ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor në Lezhë. Një 50-vjeçar i identifikuar si Shkëlqim Gjoni ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ZËRI