Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Humb kontrollin e automjetit pranë kishës së Laçit, 45-vjeçarja aksidenton dy persona në kishën e Laçit
👁6573
Rreth orës 16:25 të pasdites së sotme, një aksident rrugor ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin, ku një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre këmbësorë. Të lënduarit janë identifikuar si D.D., 21 vjeçe, E.R., 39 vjeç dhe shitësja ambulante A.Gj., 18 vjeçe. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.