Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Humb jetën turistja në Himarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Një turiste 23-vjeçare humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Filikurit. Ajo rrëshqiti aksidentalisht teksa ishte duke zbritur në plazh përmes një terreni të thepisur shkëmbor. E lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçare.