Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak
Mesditën e sotme, teksa po pushonte në plazhin e Qerretit ka humbur jetën shtetasi K. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit. Top Channel