Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

Mbytet një turist në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur ndërsa ishte duke u larë në det. Turistja nga Çekia ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia dhe po vijojnë hetimet për rastin. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në të cilat turistja ka ndërruar jetë, teksa paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrore (atak kardiak).