Humb jetën në moshën 22-vjeçare, aksidenti fatal me motoçikletë në Gjonaj të Prizrenit
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Prizrenit në Kosovë. Viktima është një 22 vjeçar i cili humbi jetën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një terren të thepisur. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në fshatin Gjonaj. Rrethanat paraprake tregojnë se i riu ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, e cila përfundoi në rrëzë të një mali. Pas njoftimit në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, por 22-vjeçari u gjet pa shenja jete pranë mjetit të dëmtuar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi konfirmoi vdekjen e të riut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe...
Burimi:
zeri.ai