Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë. Vihen në hetim
Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për katër punonjës të burgut të Fierit. Shkak për këtë është bërë humbja e një telefoni celular që ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit. Telefoni u gjet në 24 qershor të këtij viti në qelinë e të burgosurit K.C, dhe ky i fundit ka pranuar autorësinë. Njoftimi i AMSEVP: Njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penale nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është...
Burimi:
syri.net