Burimi:
Gijotina.com

Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se…
👁10489
Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kishaj të Hasit për të gjetur një person të moshës rreth 28 vjeçare nga Kukësi. Banorët kanë konfirmuar se personi i humbur kishte dalë për gjueti dhe nuk është kthyer. Ai ka njoftuar babain e tij se nuk mund të kthehej dhe ka kërkuar ndihmë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personin e humbur, i cili është identifikuar si Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, Bashkia Has.