Human Rights Watch akuzon Izraelin dhe kontraktorët privatë: E kanë shndërruar shpërndarjen e ndihmave në ‘gjakderdhje’

Human Rights Watch akuzon Izraelin dhe kontraktorët privatë: E kanë shndërruar shpërndarjen e ndihmave në ‘gjakderdhje’

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Izraelin dhe kontraktorët privatë se e kanë shndërruar shpërndarjen e ndihmave në “gjakderdhje”. Komentet e OJQ-së ndërkombëtare i referohen Fondacionit Humanitar të Gazës, të cilin dy zyrtarë të lartë amerikanë e vizituan sot. Gjatë muajve të fundit, ka pasur raportime pothuajse të përditshme për të shtëna fatale në vendet e ndihmës në Gaza. “Do të ishte pothuajse e pamundur që palestinezët të ndiqnin udhëzimet e lëshuara nga GHF, të qëndronin të sigurt dhe të merrnin ndihmë, veçanërisht në kontekstin e operacioneve ushtarake në vazhdim, shtetrrethimeve të sanksionuara nga ushtria izraelite dhe mesazheve të...