Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë
👁7305
Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin e tretë të vitit.Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 67.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ky është viti i katërt radhazi që huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm ulet për tremujorin e tretë të vitit.Ndërkohë, krahasuar...