Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hoxhaj: ‘Treni Bullgar’, hedh në erë gjithë procesin e votimeve
I ftuar në edicion e lajmeve në Syri tv ka qene Gazetari Julian Hoxhaj. Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuar problemin “Trenit Bullgar” në fletët e votimit që u zbuluan gjatë ditës së sotme në Tiranë. Julian Hoxhaj: Ky element tregon se në njësinë, në qendrën ku po qëndronte Ministri i Brendshëm, një nga njerëzit e akuzuar publikisht për përdorimin e aseteve shtetërore ne shërbim të tij, duke shpërndarë fletëpalosje me makinat e gardës dhe sigurisht duke përdorur edhe gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pikërisht në këtë zonë dalin fletë të manipuluara. Flete të manipuluara, të falsifikuara që kanë manipuluar dhe kanë hedhur në erë të gjithë rezultatin. Pse e them këtë. Sepse mjafton një fletë e vetme e këtij sistemi që të...