Hoxha pret në takim ambasadorin e Spanjës: Propozime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Hoxha pret në takim ambasadorin e Spanjës: Propozime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme. Hoxha vuri në dukje kontributet e Spanjës në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Institutit të Policisë Shkencore. ”Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave”, shkruan ministri në rrjete sociale pas bisedës. Në takim u vlerësua intensiteti...
Burimi: Kohajone.com