Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Ballkani takohet në Trieste”, të organizuar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe Aleanca e Agjencive Ballkanike të Lajmeve (ABNA), në bashkëpunim me Rajonin Friuli Venezia Giulia dhe Nismën e Evropës Qendrore (CEI). Në qendër të këtij aktiviteti ishte Paneli i Parë me temë “Zgjerimi, Komunikimi Strategjik dhe Kundërvënia ndaj Dezinformimit”, ku Ministri Hoxha përcolli mesazhe kyçe lidhur me të ardhmen e rajonit dhe sfidat e përbashkëta evropiane. Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një projekt politik transformues, por një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Evropës në tërësi. “Është një përpjekje e vërtetë fitimprurëse,...