Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hoxha: Hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e SPAK-ut janë një dështim total
Për analistin Artan Hoxha hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë një dështim total. Në një intervistë në ‘Ora News’, Hoxha kujtoi se një vit më parë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha para komisionit parlamentar se do të ndërtonte një strategji të posaçme për të parandaluar krimet zgjedhore. ‘Dhe në fakt e nxori një strategji nga janari, por më kujtoi atë shprehjen ‘shumë po shndrin ai diell, por pak po ngroh’. Kështu që i gjithë ai angazhimi për të parandaluar krimet zgjedhore përfundoi pastaj në këtë dështim total, ku Dumani ngre duart lart dhe thotë...