Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të premten “dënoi” sulmet e nisura kundër Arabisë Saudite nga lëvizja rebele jemenase Houthi, e cila është e afërt me Iranin, pasi Riadi ndërpreu raketa e dronë. “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë me fjalët më të ashpra vazhdimin e sulmeve të Houthive kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite”, në veçanti ato “kundër infrastrukturës politike dhe energjetike, të cilat kanë rezultuar në plagosjen e civilëve, përfshirë gratë dhe fëmijët”, theksoi një njoftim për shtyp të lëshuar nga presidenti i Këshillit të Sigurimit këtë muaj, ambasadori francez në Jemen, Jerome Bonafont. Teksti gjithashtu thekson se shtetet anëtare dënojnë “sulmet ndaj anijeve dhe kërcënimet kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Ngushticën Bab el-Mandab” dhe “thekson rëndësinë” e garantimit të...
Burimi:
javanews.al