Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Hoti, Osmanit: Je hipokrite, dikur e luftoje Marrëveshjen e Uashingtonit, sot e quan sukses
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, hipokrite për deklaratat e saj në raport me Marrëveshjen e Uashingtonit. Në vlerësimin e tij, Osmani kohë më parë e kishte cilësuar këtë ujdi si “cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin”, ndërsa tash – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. “Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”. Sipas tij, Marrëveshja në fjalë nuk është zbatuar nga ajo as nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “E keni luftuar atë. Tani po mundoheni ta përvetësoni...