Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Horror në Argjentinë! Iu ofronte punë të pastrehëve më pas i vriste në shtëpinë e tij dhe i digjte, arrestohet 37-vjeçari
Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e tij, tha zyra e prokurorit në provincën veriperëndimore të Jujuy për AFP të martën. I dyshuari, 37 vjeç, përballet me akuza për “vrasje seriale” “me rrethana rënduese” pasi ai tregoi “mizori”. Ai tani është lënë në paraburgim. Hetimi ka të bëjë me vrasjen e të paktën pesë personave që ishin zhdukur. Pas analizimit të pamjeve nga sistemet e mbikëqyrjes, hetimi u përqendrua në shtëpinë e autorit të dyshuar, ku u gjetën “kocka, gjak, copa lëkure” dhe madje edhe “një hundë njerëzore”, tha për AFP prokurori i përgjithshëm në Jujuy, Sergio Leyo Sanchez. 🚨 Jujuy: detuvieron a un presunto asesino serial Habría...