No Image Available

“Horrat dhe huliganët kanë marrë frenat e vendit!” Spaho shpërthen pas trazirave

Nga Edmind Spaho Si në vitin 1990, si në vitin 1997, si në vitin 1998, institucionet digjen, bizneset shkatërrohen, kurse ministri flet kodra mbas bregut. Përse duhet të dal në mbrojtje të institucioneve, pyet polici i shkretë, kur ky do të më hetojë mua dhe jo ata që djegin institucionet? Ministri i ngjan asaj që krihet kur fshati digjet. Ende nuk kanë kuptuar se me kë po përballen dhe për çfarë organizimi bëhet fjalë. Jam kurioz të shoh se si ambasadat në Tiranë do të reagojnë ndaj dhunës në institucione. A ka ndonjë vend të BE-së që nuk do që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe investon në trazira politike dhe destabilitet? E di policia, e di SHISH-i, e dinë të gjitha institucionet e sigurisë...