Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

Arçi Braun ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën te Fenerbahçe. Dhe pse ishte pranë firmës me Milanin, në fund zgjodhi klubin turk. “Marrëveshja me Milanin ishte thuajse e mbyllur. Isha gati të largohesha. Por më pas, gjatë natës, mora një telefonatë nga presideni i Fenerbahçes. Çdo gjë ndryshoi. Pasioni që tregoi, vizioni i tij, e bënë vendimin të lehtë. E dija që duhet të vija te Fener”, u shpreh Braun ndër të tjera. 23-vjeçari largohet kështu nga Gent. Lëvizje e çuditshme, nga Braun që hoqi dorë nga Italia për t’u transferuar te Fenerbahçe.
Burimi: Sot.com.al