Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare
Nga Albert Vataj Më 1 korrik 2024, ra heshtja mbi një zë që kishte kohë që nuk fliste, por që kishte folur aq shumë sa çdo heshtje pas tij tingëllon ende si jehonë. Një vit më parë u nda nga jeta Ismail Kadare, njeriu që u lartua në ndërgjegjen e një kombi si një sfidë dhe si një shenjë, si një zë që mbeti i paarritshëm, i pazëvendësueshëm, i pashuar.Kaloi një vit që nga ajo ditë kur Shqipëria, gjuha shqipe, letërsia, kultura dhe vetë ndërgjegjja jonë u mpakën për pak çaste. U bënë më të heshtura, më të brishta, më...