Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada drejt Britanisë së Madhe
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur 86 ton ar nga depot ku ruheshin në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada drejt Londrës, duke argumentuar se ndryshimi është bërë për ta bërë më të lehtë reagimin në rast të krizave gjeopolitike. Vetë banka njoftoi se transferimi përfshin rreth 14% të rezervave të saj të arit, me një vlerë prej afërsisht 10 miliardë eurosh. Sipas saj, vendimi u mor për shkak të “paqëndrueshmërisë politike në rritje” dhe nevojës për të forcuar aftësinë e reagimit në situata të jashtëzakonshme. “Ari që ruhet në Londër përmbush standarde më të larta cilësore dhe mund të shitet më shpejt në treg nëse lind nevoja për të siguruar likuiditet. Presim të mos na duhet kurrë t’i shesim, por duhet të jemi të përgatitur...
Burimi:
vizionplus.tv