Hodhi dy herë Joshua në tapet dhe tërhoqi vëmendjen e botës, një tjetër britanik fton Kristian Prenga në ring
Boksieri britanik Johnny Fisher synon të rikthehet në ring në fillim të vitit 2027 dhe dëshiron të përballet me Kristian Prenga, boksierin shqiptar që surprizoi në raundin e parë të duelit ndaj Anthony Joshua në korrik të këtij viti. Në korrik, Prenga u ndesh me Joshua në atë që duhej të ishte një përballje përgatitore për ish-kampionin e botës. Në vend të kësaj, Prenga e rrëzoi atë fuqishëm dy herë gjatë raundit të parë. Prenga (20 fitore, 2 humbje në karrierë), ishte shumë pranë fitores, por Joshua u rikthye fuqishëm dhe e nokautoi atë në raundin e dytë. Shqiptari për pak sa nuk e prishi super-ndeshjen mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Gjithsesi, me atë paraqitje, Prenga tërhoqi vëmendjen e botës së boksit. Ndaj, Fisher...
Burimi:
telesport.al