HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Foto ilustruese PRISHTINË- Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV - shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes. Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20. Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore - qofshin publike, apo private - janë të obliguara t’i raportojnë rastet. Infektologët thonë se numri i rasteve me HIV - virusin që dëmton sistemin imunitar të personit të prekur dhe...
Burimi: Zeri.ai