Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar sot takim me strukturat e policisë në Korçë, duke lënë si porosi goditjen e grupeve kriminale, armëmbajtjen pa leje, trafikun e drogës e kapjen e shtetasve në kërkim. Gjatë takimeve, Drejtor Hita vuri theksin fillimisht te siguria e nxënësve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Për përmbushjen e këtij prioriteti absolut, Drejtori kërkoi që zbatimi i planit të masave për garantimin e perimetrit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor të monitorohet personalisht nga drejtuesit e strukturave të Policisë vendore, të cilët duhet të jenë në dijeni të problematikave dhe dinamikave që lidhen me shkollat në qarkun përkatës. Në këtë kuadër, Drejtori kërkoi intensifikimin e kontrolleve brenda dhe jashtë perimetrit të...