Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka promovuar me gradën “Kryekomisar” ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj, për rolin e tij në shpëtimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaku, e cila u mbajt peng nga ish-partneri i saj Refit Buzi pasi ai vrau prindërit e saj Kosta dhe Belere Plaku. Gjatë një takimi me drejtues dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Hita tha se Koroveshaj tregoi profesionalizëm dhe kurajë në një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit. Ngjarja ndodhi më 24 korrik në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë zjarri prindërit e ish-partneres së tij, Kosta dhe Belere Plaka. Më pas ai mori peng 24-vjeçaren Rozalinda Plaka dhe u largua me...